Tanke në bulevardin kryesor të Tiranës gjatë protestave të opozitës, shkurt 1991

Kthesa e madhe e shkurtit 1991

7 Shkurt, 10:48| Përditesimi: 7 Shkurt, 10:53

  • Share

Viti 1990 shënoi fillimin e fundit të regjimit komunist në Shqipëri. Gjatë gjithë atij viti kudo në vend pati protesta kundër diktaturës. Më të mëdhatë ishin në Kavajë, Shkodër, Elbasan e Durrës.

Kulmin e shënuan protestat studentore që nisën më 8 dhjetor 1990.

Por përmbysja e vërtetë erdhi në shkurt 1991.

Më 9 shkurt 1991 Associated Press shkruante: Mijëra njerëz që kërkonin të linin Shqipërinë kanë janë përplasur sot me policinë në portin Adriatik të Durrësit, kanë thënë dëshmitarë okularë dhe Televizioni Shqiptar”.

Një ditë më vonë më 10 shkurt 1991 në New York Times shkruhej se: “Vëmendja e Shqiptarëve e lëvizur nga diktatura komuniste tek demokracia shumëpartiake ka ngjallur shpresë mes shqiptaro-amerikanëve. “Është e vërtetë, ka një zgjim të dytë” ka thënë Arshi Pipa, një poet dhe studiues.

Më 11 shkurt 1991 Associated Press njoftonte: “Duke ju përgjigjur një vale në rritje të demonstratave anti-komuniste, presidenti i Shqipërisë ka thënë sot se ai do të emëronte një qeveri të re. “Kam vendosur të marr në dorë qeverinë dhe të krijoj një të re dhe një Këshill të ri Presidencial”,- ka thënë Ramiz Alia në një transmetim të televizionit shtetëror. Ai tha se ndryshimi ishte “i nevojshëm për paqe e demokraci”.

Protestat kulmuan me grevën e urisë së studentëve.

Më 20 shkurt 1991 u shemb busti i diktatorit në qendër të Tiranës.

Më 21 shkurt 1991, Parlamenti Evropian miratoi një projekt-rezolutë për Shqipërinë, vetëm një ditë pasi ministria e jashtme shqiptare i kishte kërkuar Kryetarit të Komisionit të Komunitetit Evropian, Jacques Delors, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Më 22 shkurt 1991 mori drejtimin e vendit Qeveria e Fatos Nanos (22 shkurt 1991 – 10 maj 1991).

Formalisht sistemi kishte rënë 

Marrë në postimin ne facebook të Adi Darsit 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?