Ktheu buxhetin, 2021, Balla për Metën: Nuk është më president por aktor i opozitës! Po luan kundër interesin kombëtar (VIDEO)

16 Dhjetor 2020, 13:28| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 14:09

  • Share

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla e ka cilësuar lojë djallëzore dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të buxhetit 2021. Duke folur gjatë një vizite në një qendër shëndetësore në Peqin, Balla shprehet se të luash me buxhetin është kundër interesin kombëtar të vendit duke e quajtur Presidentin si aktor i opozitës së rrugës.

"Shqipëria reale është kjo këtu ku vetëm përpara pak kohësh ne filluam punën për rikonstruktimin e saj. Ishte një qendër shëndetësore që nuk ishte vendosur dorë që prej 40 vitesh dhe falë vëmendjes së qeverisë ne arritëm ta kthejmë në një qendër model. Ne ditën e enjte miratojmë përfundimisht buxhetin. Përballemi me një lojë politike djallëzore nga Presidenti i Republikës që nuk është një President por një aktor i opozitës së rrugës. Pengoi me kaq javë hyrjen në fuqi të buxhetit ku ne kemi planifikuar të gjithë investimin tonë buxhetor për sigurimin e vaksinës. Të luash me 1 orë sot është kundër interesit të këtij vendi e jo më me disa javë. Ky është Presidenti që kemi. Kemi planifikuar 12 mln dollarë që do të vendosen në shërbim të Ministrisë së Shëndetësisë për të mbuluar mjekimin falas të të prekurve me COVID-19. Është një prek aktorëve të opozitës dhe ka bllokuar kalimin e buxhetit 2021" - tha Balla.

Ditën e djeshme, me 16 vota kundër dhe 1 pro, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend të buxhetit 2021. Sipas presidentes nuk ka asnjë plan rimëkëmbje ekonomike dhe cenohet nga borxhi i lartë publik.

Ndërsa disa ditë më parë, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti listoi disa argumente pse u kthye. Sipas tij, në këtë ligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj dhe se në të nuk përfshihen programe që mbështesin biznesin dhe papunësinë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?