Hotel Colombo në Durrës ku zhvillohej prostitucioni

Ktheu diskon në vatër prostitutash, kush është Pali Tuda e vëllai i tij Stefani që iu bllokuan dy pallate në Durrës

15 Qershor 2020, 15:55| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 16:19

  • Share

Pëllumb alias Pali Tuda, ka kthyer në vatër prostitucioni hotelin e tij “Colombo” në Durrës, duke arritur të gjenerojë të ardhura të shumta, çka ka sjellë ndërtimin e dy pallateve në Durrës. Një biznes që ka nisur fillimisht nga një “Bar-Kafe dhe Disko”, i regjistruar në 5 korrik 2011, por i pezulluar në 2015 dhe më pas në 2018, duket se ka ecur më së miri për të gjeneruar të ardhura, duke arritur të ngrenë një kapital financiar të konsiderueshëm në qytetin e Durrës. Në vendimin e gjykatës së këtij qyteti, e cila urdhëroi policinë për vënien në sekuestro të pasurisë së Pëllumb alias Pali Tuda thuhet se ko pasuri dyshohet se vjen nga të ardhura kriminale, kryesisht në trafikun e drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Në vendimin gjyqësor tregohet qartë se vëllai i Pëllumbit, Stefan Tuda, në nëntor 2007 është arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Po ashtu për vëllanë tjetër Pëllumb alias Pali Tuda, në datën 22 tetor 2015, prokuroria e Durrës ka nisur një hetim për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” ndaj një vajze me inicialet M.P.

Pikërisht kjo shtetase e akuzonte Pëllumb Tudën për “Shfrytëzim prostitucioni”, ku së bashku me të ushtronin prostitucion dhe disa vajza të tjera në ambientet e biznesit të tij “Colombo”. Siç thuhet në dosjen e prokurorisë ky procedim më pas është pushuar nga prokuroria e Durrësit, pasi vajza që shfrytëzohej si prostitutë ka vendosur të tërheq dëshminë e saj, çka ka dashur të shfajësojë Pëllumb Tudën të cilin e kishte shumë frikë.

Sipas vendimit të gjykatës Pëllumb Tuda, në 5 korrik 2011 ka hapur një Bar-Restorant Disko në rrugën “Pavarësia” në Tiranë, ku aktualisht ky biznes rezulton me status “I pezulluar”. Rezulton se gjatë vitit 2003 deri në vitin 2008, Pëllumb Tuda, ka investuar në dy pallate në Durrës, me vlerë gati 800 mijë euro, prona këto që dyshohet se janë gjeneruar nga fitime financiare të veprimtarisë kriminale. Momentalisht të dyja këto prona janë vënë në sekuestro nga policia, ndërkohë pritet që vendimi i gjykatës së Durrësit të ankimohet në gjykatën e Apelit. Nëse dhe kjo gjykatë do vendosë lënien në fuqi të sekuestros atëherë, më pas është Drejtoria e Menaxhimit të Pasurive Kriminale që merrë në administrim këto prona.

Komento

Komente

  • ana: 16/06/2020 00:08

    SHIKOJINI si i kane bere pallatet ,,,,te vesh duart ne koke.....

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/06/2020 17:32

    Mbyllini neper kafaze të mos dalin më!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?