Dod Markvukaj, njeriu që policia ka shpallur në kërkim si personi që posedon sasinë e kokainës prej 1.2 kg, rezulton se në muajin tetor 2020, u dënua nga gjykata e Lezhës me 2 muaj burgim, por ky dënim është pezulluar duke kaluar në shërbim prove.
Markvukaj, e ka marë këtë dënim për akuzën e “Largimit nga vendi i caktuar nga gjykata”, pasi ishte në “arrest shtëpie” për një ccështje të hapur për akuzën e “Prodhimit dhe shpërndarjes së drogës”. Por kur s’ka mbyllur ende hesapet me gjyqin e parë, Markvukaj, tashmë është shpallur në kërkim për akuzën e shitjes së kokainës.
Momentalisht është arrestuar bashkëshortja e tij, shtetësja Veta Preka alias Markvukaj, e cila mësohet se sapo ka parë prezencën e policisë në ambjentet e një servisi ku ata jetonin, ka marë sasinë e kokainës dhe një peshore elektrike, duke e futur në lavatricce.
Sipas policisë, burrë e grua ishin mbajtës të kësaj sasie kokaine dhe se Dod Markvukaj,ishte personi që kryente shpërndarjen e drogës tek konsumatorët, ku herë pas herë shërbente dhe si transportues i drogës nga njëra bazë në tjtrën. Lënda narkotike, thonë burimet policore, besohet se i përket, një grupi kriminal që vepron në Lezhë dhe Laç, i cili kryen dhe tregtimin e kokainës në këtë zonë.
Kur na u bene maloket ustallare...nuk e di...
Përgjigju