Artan Koçiu dhe veprat e artit

Ktheu shtëpinë në galeri arti me 4000 ikona të vjedhura, dëshmia e Artan Koçiut: Jam koleksionist, veprat i kam blerë në tregun e zi

18 Mars 2022, 11:03| Përditesimi: 18 Mars 2022, 11:15

  • Share

Artan Koçi, i cili u kap një ditë më parë me 4000 vepra arti në banesën e tij e ka hedhur poshtë se ato janë të vjedhura. Gjatë dëshmisë së tij para hetuesve, 61-vjeçari shprehet se këto vepra i ka blerë në tregun e zi.

"Nuk jam hajdut. Jam koleksionist. Veprat e artit i kam blerë në treg te zi. Jam restaurues me licencë", tha Koçiu.

Ai u arrestua një ditë më parë në banesën e tij në Tiranë, ndërsa prokuroia kërkon masë "arrest me burg". 4000 vepra artit u zbuluan në një banesë në Tiranë në rrugën 'Shyqyri Brari', që ishin të karakterit fetar dhe kapnin vlerën 8 milionë euro.

Veprat dyshohet se janë vjedhur në kishat në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni, ndërsa vetë Ministria e Kulturës një ditë më parë tha se 20 ikona janë vjedhur në Maqedoninë e Veriut dhe do i kthehen.

61-vjeçari Artan Koçiu ka qenë i arrestuar edhe më parë edhe në 2013 gjatë operacionit 'Ikona' së bashku me Gjergji Thimio, të akuzuar për trafik ikonash.

Koçiu do të përballet për veprat penale "Vjedhja e veprave të artit e kulturës", dhe "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës".

Komento

Komente

  • Iris: 19/03/2022 00:55

    Cilin kujton se ben per budalla ky?!Keni pare ndonje restaurator te vertete me nje koleksion te tille?Keni pare ndonje restaurator te vertete qe ble ne tregun e zi?Keni pare nje restaurator te vertete qe shikon dicka te dyshimte ne tregun e zi dhe nuk lajmeron organet perkatese?!Restauratoret e vertete e duan shume artin te bejne gjera te tilla. Keni pare nje koleksionist te pretenduar,qe e di se ku e si gjenden antikat ne treg,qofte dhe ne ate te zi,por nuk ka asnje dok.shi-tblerje, inshurence,apo nje prove nga org.perkatese qe antika apo qe vepra e artit nuk eshte e vjedhur diku tjeter dhe se koleksionisti eshte me te vertete pronar i rregullt e i ligjshem i tyre?!Ne maje te gjuhes e kane justifikimin <<koleksionisti>> Kociu me shoke kur kapen! Si <<restaurues>> me license,duhet t'a dish mire qe shumica e atyre gjerave qe ke <<koleksionuar>> jane <<HOT>> edhe per tregun e zi.Sipas INTERPOLIT,krimet qe kane te bejne me vjedhjen dhe trafikimin e antikave dhe veprave te artit,si dhe fallsifikimi i tyre eshte i 4-ti ne bote pas vrasjeve,drogave,dhe trafiqeve te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?