Kthim te rrënjët, 2 pasardhësit e famshëm të Aleksandër Moisiut vizitojnë Shqipërinë, pozojnë pranë skulpturës që Kristaq Rama i gdhendi aktorit

29 Gusht 2022, 14:40| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 16:46

  • Share

Olivier dhe Nicolas Berggruen, dy figura të njohura të artit e filantropisë, pasardhës të aktorit Aleksandër Moisiu kanë vizituar Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës e disa institucione të tjera kulturore në vend.

Pasardhësit e Aleksandër Moisiut kthehen tek rrënjët. Të dy emra të suksesshëm, e figura kyçe përkatësisht në art e filantropi Olivier Berggruen dhe Nicolas Berggruen kanë vizituar teatrin që mban emrin e gjushit të tyre në durrës, si dhe disa institucione të kulturës e muze të memories.

“Vëllai im Olivier Berggruen dhe unë, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Shqipëri, pranë statujës së gjyshit tonë Aleksandër Moisiu, një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, shkruan Nicolas në një status në rrjetet sociale, duke mos harruar të përmendë edhe artistin që realizoi shtatoren e gjyshit të tyre, skulptorin Kristaq Ramën.

Dy vëllezërit janë shoqëruar në këto vizita nga ministrja e Kulturës Elva Margariti , zëvendës ministrja Meri Kumbe etj.

“Nicolas Berggruen është një nga ata njerëzit e suksesshëm, që pavarësisht majave interesohet për rrënjët e veta. Nip i Aleksandër Moisiut, biznesmen dhe filantrop, Berggruen vizitoi Shqipërinë dhe u ndal në institucione kulturore dhe të kujtesës, mes të cilëve dhe Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me gjethe".

Gjatë takimit folëm mbi mundësinë e bashkëpunimit në kulturë me vëllezërit Nicolas dhe Olivier Berggruen, historian e kurator me peshë në botën artistike”, shkruan Margariti në Facebook.

Ndërsa edhe Teatri Aleksandër Moisiu ka falënderuar vëllezërit, duke theksuar se “trashëgimia e të madhit Aleksandër Moisiut ka fituar përjetësinë”.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meme: 29/08/2022 15:57

    Meqe me deshire te larte servilosese i thuret lavde te atit te kryepykes ne pushtet, rregullojeni mire emertimin duke e bere "antari i byrose politike te PPSH, shoku Kristaq Rama". Dhe nuk e skulpturoi nga xhepi i vet por per llogari te punedhenesit te kohes. Servile te pandreqshem. Me keq se Enveri e keni bere Rame idiotin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?