Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga foltorja e parlamentit i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta që ktheu për shqyrtim ligjin për policinë e shtetit. Lleshaj tha se për këtë ligj ka pasur diskutime të gjata, mes tyre dhe me partnerë.
"Në thelbin e këtij akti politik, presidenti pretendon se dhënia e kompetencës për mbikëqyrje të veçantë për Policinë e Shtetit, rrezikon të shkelë të drejtat e njeriut për arsye se është në varësi të ministrit të brendshëm. Ndërkohë që demokracitë funksionojnë mbi këtë parim. Qeveria kontrollon dhe duhet ta kontrollojë administratën dhe burokracinë përndryshe demokracia do ishte në rrezik.
Edhe ne kur kemi hartuar ndryshimet në ligj dhe presidenti që e ka kthyer i referohemi të njëjtit nen 221. Pres ka lexuar vetëm 4 pikat e para, ne kemi lexuar dhe 5.
Në thelb kodi i procedurës penale thotë që duhet të rregullohet veçmas dhe ne kemi rregulluar veçmas me parimet më të mira europiane dhe i japim policisë më pak atribute. Procedura nën mbikëqyrjen e SPAK dhe SHÇBA-së.
Duke e konsideruar aktin e kthimit të ligjit si akt të mirëfilltë politik, pa asnjë brendi juridike, duke theksuar faktin se ky ligj ka kaluar një proces të gjatë diskutimi, filtër diskutimi me partnerët tanë ju ftojmë ta votojmë dhe t’i hapim rrugë zbatimit të tij”, deklaroi Lleshaj.
Lajmi kryesor:
Seanca plenare/ Kuvendi miraton marrëveshjen me BERZH për 15 mln euro hua për përballjen me COVID, debat Manastirliu-Hajdari! Përcaktohet përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty
B.K.//ReportTv.al