Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, bën me dije Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitoi shpejtësi 5-7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon ishte i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -5 deri 8°C
në zonat e ulëta -5 deri 15°C
në zonat bregdetare 0 deri 15°C
Komente
