Foto ilustruese

Sociale

Kthjellime dhe reshje shiu me intensitet të ulët...parashikimi i motit për sot

18 Qershor, 07:05| Përditesimi: 18 Qershor, 07:09

  • Share

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente gjatë orëve të mesditës, pothuajse në të gjithë territorin me intensitet të ulët kryesisht në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?