Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 31 gradë Celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2 ballë.
Komento
Komente
