Foto ilustruese

Kthjellime dhe ulje temperaturash, si do jetë moti për sot

9 Nëntor 2020, 07:22| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 08:56

  • Share

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta paraqiten në zonat malore por kryesisht mot i kthjellët mbizotëron në zonat bregdetare. Të njëjtat kushte atmosferike do të mbeten gjatë pasdites dhe orëve të natës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në zonat malore deri në 23°C në zonat bregdetare.                           

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor  duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Dy skajet e Europës Perëndim dhe Lindje do të MBETEN në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme me vranësira dhe shira të pakët. Ndersa kthjellimet dominojnë Veriun, qëndrën dhe Rajonin e Mesdheut. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?