Foto ilustruese

Sociale

Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin...parashikimi i motit për sot

8 Korrik, 07:11| Përditesimi: 8 Korrik, 07:14

  • Share

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites.

Vranësirat prej orëve të mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e veriperëndimit hera-herës me intensitet lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar shkarkesa elektrike.

Nga orët e pasdites vonë pritet ndërprerja graduale e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-12m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1- 2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?