Foto ilustruese

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

21 Tetor 2020, 07:18| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 08:30

  • Share

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites, KU më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmë lindore të Shqipërisë. Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin kryesisht bregdetin.

Temperaturat e ajrit rriten në  mëngjes dhe  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior  duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në Veri dhe Qëndër të Europës duke sjellë shira, KU më problematike situata paraqitet në Ishujt Britanikë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të erës. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet Rajoni i Ballkanit dhe Brigjet e Egjeut.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?