Vendi ynë edhe këtë të enjte do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm për shkak të masave ajrore me origjinë Perëndimore - Veriperëndimore.
Gjatë orëve të pasdites moti të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin, ku në Qendër dhe Lindje do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.
Komento
Komente
