Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

27 Gusht, 08:32| Përditesimi: 27 Gusht, 08:35

  • Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell nga orët e mesditës e pasdite priten vranësira të pakta e hera – herës deri mesatar kryesisht në relievet malore të vendit. Vranësirat në relievet malore të vendit në orët e nxehta pritet të shoqërohen me reshje shiu  me intensitet të ulët (kryesisht në formë pikash).

Era pritet të fryjë me drejtim  juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?