Sociale

Moti i kthjellët dhe i qëndrueshëm, si parashikohet moti për sot

27 Shtator 2024, 07:15| Përditesimi: 27 Shtator 2024, 09:07

  • Share

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 10 m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 27°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 12 deri 32°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 16 deri 31°C

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?