Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e gradualisht në orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi 4-6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Komente
