Foto ilustruese

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ja si parashikohet moti këtë të enjte

15 Maj, 08:06| Përditesimi: 15 Maj, 08:17

  • Share

Vendi ynë këtë të enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik moti parashikohet i kthjellët si dhe shtim të vranësirave mesatare e hera -herës të dendura nga orët e mesditës e pasdite.

Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug e më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me verilindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë deri në 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1 deri 2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?