Moti

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të lehta, reshje të pakta në zonat malore, moti për sot

4 Shkurt, 07:32| Përditesimi: 4 Shkurt, 07:40

  • Share

Masat ajrore të ftohta nga verilindja do të sjellin një tjetër rënie temperaturash në vend.

Zonat bregdetare dhe të ulëta do të kenë kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat malore do të karakterizohen nga vranësira më të dendura, me reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore në jug.

Gjatë natës, moti do të mbetet i kthjellët, por i ftohtë. Temperaturat do të bien me 2-3°C, duke variuar nga -3°C në mëngjes deri në 14°C në mesditë.

Era do të fryjë e fortë nga verilindja, me shpejtësi mbi 45 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë në Adriatik dhe Jon.

 

 

 

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?