Foto ilustruese

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore, si do të jetë moti sot

28 Gusht, 07:36| Përditesimi: 28 Gusht, 07:38

  • Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?