Kronikë

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta në zonat malore, moti me pak surpriza sot

29 Maj 2021, 07:25| Përditesimi: 29 Maj 2021, 12:16

  • Share

Temperaturat e larta dhe moti i qëndrueshëm do të vijojë edhe ditën e sotme. Sipas MeteoAlb masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë.

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë orët e para të ditës. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu në skajin verior. Pasditja dhe nata MBETEN me kthjellime në zonën e ulët dhe bregdet Ndërsa vranësira të shpeshta do ketë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes POR mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga 7°C zonat malore deri në 27°C zonat e ulta.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?