Diell

Sociale

Kthjellime dhe vranësira...parashikimi i motit për sot

19 Qershor, 07:24| Përditesimi: 19 Qershor, 07:27

  • Share

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare, më të theksuara në zonat malore në veri e lindje nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta shiu.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1- 2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?