Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit pa përjashtuar vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.
Komente
