Foto ilustruese

Kronikë

Kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore, parashikimi i motit për sot

10 Maj 2021, 07:27| Përditesimi: 10 Maj 2021, 07:29

  • Share

Shqipëria do të ndikohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash në zonat malore.

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Iberik, Europa Qëndrore si dhe Vendet Nordike do të mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat e dendura do të sjellin rrebeshe shiu. Ndërsa Gadishulli i Ballkanit, vendet e Europës Lindore Ishujt Britanikë do të PARAQITEN mot të kthjellët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?