Vendi ynë këtë të mërkurë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore në jug e juglindje të territorit.
Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut prej orëve të mesditës do të ketë në zonën e jugut - me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore të saj në mënyrë të izoluar do të ketë shtrëngata afatshkurtra, nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e tyre.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, në lugina dhe bregdet 10-12m/s
Valëzimi në det do të jetë 1 deri 2 ballë.
Komente
