Foto ilustruese

Sociale

Kthjellime e vranësira, priten reshje shiu me intensitet të ulët në zonat malore! Temperaturat deri në 39 gradë

14 Gusht, 07:11| Përditesimi: 14 Gusht, 07:15

  • Share

Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera - herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje e tyre.

Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?