Foto ilustruese

Sociale

Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, reshje shiu priten në zonat malore

5 Shtator, 07:07| Përditesimi: 5 Shtator, 07:11

  • Share

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensite të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjat vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?