Foto ilustruese

Sociale

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë

25 Gusht, 07:08| Përditesimi: 25 Gusht, 07:14

  • Share

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje.

Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta ndërsa në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?