Rezart Kthupi Sekretar për Marrëdhëniet Zgjedhore në PD në një lidhje “Skype” në emisionin “Repolitix” në Report TV ka dhënë detaje mbi vizitën e kreut të PD Lulzim Basha në SHBA.
“Jemi në forumin mbarë-botëror të partive të djathta. PD është pjesë si anëtare me të drejta të plotë dhe kësisoj merr pjesë në aktivitetet me ftesë. Grupimi i foltores s’ka të drejtë të jetë pjesë i partive të djathta. Kemi zhvilluar disa takime...”
Ndalur te Kuvendi i Berishës i cili prezantoi në arenën politike zyrtarisht të bijës Argita Malltezin, Kthupi tha se e ardhmja do të tregojë se të gjithë ata që besojnë te e djathta do të kthehen në PD.
“Tema e diskutimit në forum ka qenë konservatorizmi dhe lufta kundër populizmit. Berisha ka marrë peng një pjesë të PD. E ardhmja do provojë se të gjithë ata që besojnë të djathtën do kthehen”, tha ai.
Ky 8 dhjetor PD-së e gjen në SHBA ndërsa, por Kthupi thotë se edhe në Tiranë strukturat janë organizuar.
“PD ka një organizim në 8 dhjetor, që kryhet nga strukturat e PD në Tiranë. Në atë ditë ne do bëjmë vizita të rëndësishme në Capitol. Ka një tango dyshe dhe jo krizë politike. Ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Hiq këtë tango nuk ka krizë politike në Shqipëri”.
Lajmi kryesor:
Logu: Vizita e Bashës në SHBA mesazh për shqiptarët dhe demokratët! Meçe: Grupi i partive të djathta ndërkombëtare i dha goditjen e dytë Berishës
B.K//ReportTv.al