Debati dhe analiza politike, sot në studion e Report Tv

Politikë

Kthupi: S’e shantazhuam Bashën për rekursin, ja çfarë i ofruam në koalicion dhe si na u përgjigj! Ironia e Valterit: Të vijë te PS-ja! Muça: Koalicion me një parti dhe një kandidat

4 Mars, 23:03| Përditesimi: 4 Mars, 23:07

  • Share

1741125099_repolitix.jpg

Deputeti i ‘Djathtas 1912’, Rezart Kthupi, shpjegoi sot në mbrëmje në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ehde konfliktin më të fundit me Lulzim Bashën dhe tërheqjen nga rekursi në Gjykatën e Lartë.

Ai shpjegoi se e kishin vënë në dijeni për rrethanat, pasi tani kauza nuk ishte më e tyre sepse ndodhen në një formacion tjetër politik dhe nuk i lidhte më asgjë me PD-në. Gjithashtu i kërkuan që të dërgonte përfaqësues të tjerë ligjorë në Gjykatë për përfaqësim. Kthupi mohoi shantazhin, duke shtuar se ka qenë Basha që i ka akuzuar si lidhje e Berishës.

Ai tregoi edhe se i kishin bërë ofertë politike Demokratëve Euroatlantikë të Bashës për koalicion zgjedhor bashkë me LZHK-në e Dashamir Shehit dhe ‘Djathtas 1912’, duke i ofruar edhe një rol drejtues si parti drejtuese e koalicionit.

“I kërkuam Bashës që të zëvendësonte përfaqësuesit e tij me rekursin në Gjykatën e Lartë. I lamë edhe kohë, do e bëjë a jo, afatet dhe të tjerat janë çështje tjetër. Historia me shantazh ndaj tij nuk qëndron. Na tha se “jeni në shërbim të Berishës, matuni mirë se do përballeni me pasojat më vonë”.  Bëmë edhe ofertë për koalicionin dhe bashkim. Shehi u caktua si drejtues, Basha si parti drejtuese e koalicionit dhe ne si mbështetës të saj. Përgjigja erdhi që partia drejtuese e koalicionit do ishte Koalicioni Euroatlantik i Bashës, dha edhe disa emra koalicioni ku ishte parti drejtuese, kurse ne na u la e drejta e përfaqësimit në short”, tha Kthupi.

Kurse gazetari Flogert Muça u shpreh se Basha mendon se i ka votat e strukturave të tij dhe bëhet një digë ndaj polit të tretë, duke mos i interesuar bashkimi me ta. Por nuk kuptonte paradoksin mes partisë së Alibeajt dhe Bashës, pasi ishin bashkë, u ndanë dhe tani pyesin pse nuk bashkohen!

“Basha është koalicion me një parti dhe me një kandidat. Detyrimisht do e fusë veten në listën e mbyllur. Nuk i jap të drejtë asnjërës palë në këtë konflikt. Puna është pse u ndanë dhe tani pyesin pse nuk bashkohen? Basha është i bindur se ka strukturat, po bën lojë të thjeshtë, ka treguar se është një lloj dige e votës së demokratëve që nuk duhet të shkojnë te poli i tretë”, tha ai.

Kurse batutave në studio se ndoshta Rama e bën Bashën ministër të Brendshëm pas zgjedhjeve të 11 Majit, pasi po e përmend edhe në daljet e fundit, ish-deputeti Halit Valteri iu përgjigj po me humor.

“Mund të vijë, derën e ka të hapur, por fillimisht do i duhet të punojë”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Debati në ‘Repolitix’, Kthupi: Ilir Meta lirohet sapo fiton mandatin! Valteri: Nuk del pa u betuar në Parlament! Muça: Ndaj u fut te listat e mbyllura! Çaça: Topi i kalon SPAK!


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?