Kthyen lokalin në qendër në qendër të lojërave të fatit, arrestohen 3 të rinj në Tiranë! Sekuestrohen euro, paund e franga

25 Mars 2023, 10:12| Përditesimi: 25 Mars 2023, 10:55

  • Share

3 të rinj janë vënë në pranga pasi kishin përshtatur lokalin që administronin së bashku për organizimin e veprimtarive të lojërave të fatit, ndërsa 7 të tjerë klientë në lokal janë vënë nën hetim pasi u kapën duke luajtur poker

Tre të rinjtë administrues të lokalit në bashkëpunim kanë përshtatur ambientin e lokalit të tyre  për të organizuar veprimtari të lojërave të fatit, për këtë arsye janë vënë në pranga nga policia Tiranë Arlind Çali 32 vjeç, Xhuljo Mija 28 vjeç, dhe Erisild Demçellari 28 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu gjatë  kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga të arrestuarit, në Komunën e Parisit, policia ka kapur në flagrancë duke luajtur poker me çipsa disa persona, frekuentues të lokalit ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.

Për këtë arsye 7 personat klientë në lokal do të hetohen në gjendje të lirë, përkatësisht  K. N., 21 vjeç, K. K., 25 vjeç, A. O., 25 vjeç, A. K., 41 vjeç, Q. Sh., 27 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, dhe I. D., 44 vjeç.

Nën cilësinë  e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?