Kronikë

Kthyen redaksinë në ‘bazë droge’ dhe shisnin ekstazi, Apeli lë në burg 4 gazetarët e portalit Publik.live të Naim Nokës

11 Shkurt, 12:26| Përditesimi: 11 Shkurt, 13:19

  • Share

Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke i lënë në masë sigurie arrest me burg 4 gazetarët e portalit Publik.live, të Naim Nokës.

Djali 18-vjeçar i pronarit të portalit, Ergis Noka dhe gazetarët Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni e Mario Çerra, të arrestuar më 17 dhjetor të vitit të kaluar do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, pasi njëjtë si Gjykata e Tiranës, edhe Apeli e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vijimin e hetimeve me masë të pandryshuar. Ankimi për masën e sigurisë u bë nga njëri prej të arrestuarve, Mario Çerra.

Ata u arrestuan shumë pranë redaksisë në zonën e ish-Bllokut nga agjentët e Antidrogës së Tiranës, ambient që sipas policisë ishte në pronësi të djalit gazetar të Naim Nokës. Blutë gjetën 300 tabletave ekstazi MDMA, të cilat grupi i gazetarëve dyshohet se do i shiste për të rinjtë që frekuentojnë jetën e natës në lokalet e ish-Bllokut. Për këtë arsye operacioni policor u kodua “Drug party”, festë me drogë. Këtë lloj droge sintetike ata dyshohet se e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë me çmim shumice 1 mijë lekë për tablet, ndërsa në treg shitej 3 mijë lekë 1 kokërr që përdoret si karamele.

Gjatë kontrollit në zyrat e portalit u gjetën edhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge, si ventilatorë, lidhje elektrike etj.

Pronari i publik.al, Naim Noka, pranoi përmes një reagimi publik pasi i arrestuan të birin, se zyra në fjalë ka qenë në përdorim të medias që ai drejton, por se muajt e fundit nuk e ka përdorur më, edhe pse në derën e apartamentit zyrë, lexohej njoftimi i Redaksisë së Publik.al.

TË ARRESTUAR
Ergis Noka, 18 vjeç,
Drin Vjerdha, 18 vjeç,
Kristofor Pandelejmoni, 19 vjeç
Mario Çerra 24 vjeç

 

Xh.K/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?