Albana Vokshi dhe Armela Krasniqi

Opinion

Ku Albana, e ku Armela

23 Qershor 2021, 20:10| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 21:56

  • Share

Albana Vokshi, që ka djegur mandatin për mendt e Lulit dhe Monikës, e sheh ende veten si kryetare e komisioni kuvendor për Median dhe Edukimin. Pas dy vitesh e gjysmë jashtë parlamentit, ajo po përdoret nga selia blu herë për të sulmuar projektet e shkollave, herë rindërtimin, herë shëndetësinë dhë së fundmi edhe procesin e zgjedhjes së kreut të AMA-s. Si një prodhim i KOP-it që Berisha krijoi në 2005 si alternativë, Vokshi nuk ka ushqyer asnjë simpati keto 16 vite në politikë.

Së pari, sepse nga i gjithë ai Komitet i Orientimit të Politikave, ajo dhe Basha janë të vetmet mbetje. E kjo mbijetesë shtojnë dyshimet për lidhje të drejtëpërdrejta me Sali Berishën. Së dyti, kurrë në 8 vite qeverisje ajo nuk mbajti një post zyrtar, por u përdor për ta turrur kundër çdo individi të kampit tjetër politik, me apo pa pushtet qoftë. E pra, Albana që e ka braktisur parlamentin që në 2017 për të bredhur rrugëve në kauzat ‘kap ça t’kapësh’ të PD-së, sot i është kundërvënë kandidaturës që kaloi fazën e parë për kreun e  Autoritetit të Mediave Autovizive, Armela Krasniqi.

Është e drejta e Albanës që politkisht dhe personalisht të mos e pelqëje Armelën në krye të AMA-së. Sigurisht, ajo do dëshironte që AMA-n ta drejtontë e motra, Vjollca Vokshi, që shqiptarët e ‘simpatizonin’ po kaq shumë sa Albanën vetë. Por ç’e do! Kur s’i përgjigjesh ftesave për tryezën e tërmetit, tryezën e pandemisë, bashkëpunimin paszgjedhor e të tjera, e fundit që do pyetej PD-ja do të ishte AMA. Albana e harron që Armela vjen tek AMA pas drejtimit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ky institucion në kohën e Saliut të Albanës dhe Vjollcës drejtohej nga Edi Paloka.

Se kush janë të gjithë personazhet e përmendur në fjalinë e mëparshmë, shqiptarët e dinë mirë dhe e bëjnë lehtë dallimin për cilësinë e udhëheqjes që nga ATSH, tek qeveria. Armela është e vetmja që në krye të ATSH vajti e përcolli konferenca e takime ndërkombëtare, duke e bërë agjencinë një urë lidhëse e shkëmbimi informacioni. Një ëebfaqe që i referohen të gjithë sot, e që kurrë s’u akuzuar qoftë edhe nga Albana për keqpërdorim njëpartiak në 8 vite.

Ndryshe nga Albana që mban mbiemër të Kosovës dhe që kurrë s’ka shpjeguar ndonjë lidhje me Kosovën, Armela është nusja e djalit të Sulejman Krasniqit. Dhe ndoshta Albanën s’e kanë informuar që ky i fundit ka qenë burri i tezes së Lulzim Bashës. Madje, kreu i PD e përdori në ditën e tij më të errët emrin e Sulejman Krasniqit, si idhull e mentor të tij. Më saktë, kur iu faneps ai sikleti i kasetës së Krushës.

“Një rol të rëndësishëm për mua për Kosovën kanë luajtur librat e letërsisë sonë patriotike të shkrimtarit Sulejman Krasniqi, burri i tezes sime” – pat thënë Basha pak muaj më parë teksa shfaqej atdhetar e luftëtar. Ndërsa për familjen e Albanës dimë vetëm që ia kanë thirrur bashkëshortin në Prokurori dhe që e motra bënte zëdhënësen e Berishës nga studio e RTSH. Sa i përket profesionalizmit gazetaresk të “gjyqtares” Vokshi, atë e kemi njohur kur Albana i hapi derën Ekrem Spahisë në pushtimin e RTSH në 1998…

Ndoshta i ekzagjeruar deri diku ky sqarim, por mirë është që lexuesi t’dijë, kryesisht sepse PD mban flamurin për luftën e klasave edhe sot e kësaj dite dhe s’lë vrimë pa rrëmuar. Tani merreni me mend vetë, ku Albana, e ku Armela…

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veri: 24/06/2021 18:41

    Porse prape problemi mbetet i njejte. Qe nje organ mbikqyres i supozuar i pavarur nga perkatesia apo anesia partiake, vijon te mbetet nen kryesimin nga individe me background partiak. Albana dhe Amelia jane ku e ku...njesoj, si dy pika uji por te pozicionuar ne skaje ekstreme te politikes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?