Nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dolën ish-deputetët Petrit Vasili, Luan Rama, Floida Kërpaçi, Nora Malaj, Erisa Xhixho dhe Endrit Braimllari. Pa lideren e tyre, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, ata morën marshimin së bashku me mbështetësit e LSI-së drejt kryeministrisë për bashkimin në protestë.
Deri në këtë moment, nuk ishte bërë asgjë publike në media, se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të mungonte në këtë tubim të shtatë të opozitës kundër qeverisë. Megjithatë, kjo është hera e dytë, që Kryemadhi i mungon protestave. Edhe në një nga 7 protestat para kryeministrisë, ajo nuk ishte pasi zyra e shtypit njoftoi në moment të fundit ditën e protestës, se kryetarja e partisë ndodhej në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë radhë Shqiptarja.com mësoi se Kryemadhi ndodhet sërish jashtë shtetit, por nuk ka një njoftim zyrtar nga zyra e shtypit për vendndodhjen e saj dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë vizitë zyrtare apo jo.
Lajmi kryesor:
3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)
G.M./ReportTv.al