Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës

Ku i gjeti Sali Berisha paratë për organizimin e referendumit? Arkën e partisë e ka Basha

18 Dhjetor 2021, 17:47| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 17:55

  • Share

Sali Berisha vijon të hedhë para të dyshimta për të financuar aksionin e tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe për të marrë nën kontroll Partisë Demokratike. Krahas aspektit të paligjshmërisë, referendumi i zhvilluar sot nga Sali Berisha në të gjitha degët e Partisë Demokratike ka një kosto me vlerë qindra mijëra, ku përfshihen shpenzimet për bazën materiale, transport, qira për ambiente të përdorura si qendra votimi, ushqim për komisionerët etj.

Pyetja që shtrohet natyrshëm është: Cili është burimi i parave për të financuar referendumin e sotëm për shkarkimin e Lulzim Bashës? 

Buxheti i Partisë Demokratike, që përbëhet nga kuotat e anëtarëve dhe një shumë nga buxheti i shtetit, kontrollohet nga Lulzim Basha. Është jashtë çdo logjike që Basha të financojë me buxhetin e PD-së një proces të paligjshëm për shkarkimin e vetes së tij. Ndaj, shpenzimet për organizimin e referendumit janë mbuluar nga ‘Foltorja’ me në krye Sali Berishën.

Po ku i gjeti paratë Sali Berisha, kursimet të të cilit gjatë gjithë jetës së tij politike janë 190 mijë USD?

Misteri i burimit të parave për financimin e referendumit është pjesë e misterit të madh të burimit të miliona eurove për mbulimin e shpenzimeve të aksionit të Berishës që nga muaji maji i këtij viti. Sot nuk ka transparencë dhe as një përgjigje për burimin e parave për të paguar avokatin francez Jean-yves le Borgne, një nga më të shtrenjtët në Evropë. Nuk dihet burimi i parave për financimit e 27 foltoreve, Foltores së Madha të 11 dhjetorit në stadium, për eskortat luksoze, truprojat, karburantin, fushatën publicitare etj.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 18/12/2021 21:08

    I paguan Karmina me dafllakun e saj

    Përgjigju
  • Zakua: 18/12/2021 18:00

    Zoti Doci! Pergjigjia e pyetje tuaj eshte fare e thjeshte. Berisha i mbulon te gjitha keto me parate e krimit e te korrupsionit dhe me perkrahjen e mbulimin e tij nga SPAKU i Arben Krajes,sepse llogjika te thote se po te ishte ndryshe Arben Kraja,minimalisht do e kishte thirrur Salihun Vicidolas te jape llogari per keto shpenzime milioneshe,pa permendur te tjera fakte e indizie ne kurriz te tij.Vetem neqoftese te gjithe qe shtojme keto pyetje si edhe ju jemi te cmendur e te pallogjikshem atehere mund te kemi gabim qe te aludojme nje gje te tille.Rruge te mesme nuk ka.SPAKU,nese do kryente detyren do ta kishte arrestuar kete bandit te papenduar e deri tani te padenuar per shkak te paaftesise apo mungeses se deshires se organeve ligjzbatuese e sidomos SPAKUT!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?