TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që e kanë pyetur se “ku ishte shtetit” gjatë kohës që pallati 9 katësh i Julian Morinës u ndërtua në një nga zonat më të populluara në Tiranë, e më konkretisht te Liqeni i Thatë. Kreu i qeverisë ka pranuar se këtu ka pasur një neglizhencë nga ana e inspektorëve dhe punonjësve të policisë dhe se ky është një fakt i pamohueshëm. Pikërisht për këtë arsye, Rama ka bërë me dije se ka nisur një hetim për këta zyrtarë që kanë “mbyllyr sytë”, përpara kësaj paligjshmërie.
Nga ana tjetër, ai është kujdesur të theksojë se gjatë qeverisë së tij ka më pak ndërtime pa leje krahasuar me qeverinë paraardhëse të Berishës e ndërsa është shprehur se ky operacion i shtetit nuk do mbyllet vetëm me këtë aksion, por do vijojë edhe në vijim për ndëshkuar këdo që ka shkelur ligjin.
"Ku ishte shteti kur u ndërtua? E kam ndeshur këtë pyetje në komente mbi operacionin më të fundit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi. Pyetja në fakt është ku ishin inspektorët apo punonjësit e policisë së zonës ku janë bërë të tilla abuzime! Këtë do ta mësojmë nga hetimi që ka nisur paralelisht, ndërkohë që pa dashur të humbas kohën e askujt të cilit nuk i mbushet mendja, po as timen për t'iu mbushur mendjen atyre që s'duan, them se janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh:
E para, sot këto lloj ndërtimesh janë ku e ku më pak se dje dhe janë ku e ku më pak, pikërisht sepse ka ku e ku më shumë shtet, ligj, rregull se deri dje.
E dyta, kjo nuk është një ndeshje futbolli dhe as një betejë e vetme, po një luftë e gjatë, ku avantazhi i shtetit e i ligjit në terren nuk merret kollaj, po me mund e durim të madh.
E treta, ky operacion bazohet në ndryshimet e reja ligjore, që dolën si mësim në rrugën plot kthesa e befasira të kësaj lufte dhe në një vullnet të papërkulur për ta çuar këtë luftë të gjatë deri në fund.
E katërta, ka shumë të ngjarë që me mbylljen përfundimtare të rrugës së legalizimit dhe konfiskimet e këtyre hapësirave abuzive për interes publik, të vuloset edhe fundi i kësaj praktike të neveritshme”, shkruan Rama.
Në fund, kryeministri është shprehur se kjo nuk është një betejë e tij personale me “X” ndërtues, duke thënë se ai “nuk blihet me kate e metra pallatesh”, por vetëm zbaton ligjin.
“E pesta dhe e fundit, e cila është edhe personale dhe e kam me ata që më dinë si veten e tyre apo më akuzojnë për gjëra që mesa duket do t'i bënin vetë në vendin tim: Po të kishte lindur ndërtuesi që më blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurrë me nxitjen dhe nën udhëheqjen time. Kaq", përfundoi Rama.
Ky reagim vjen pas nisjes së aksionit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje ose atyre që kanë bërë kate shtesë. Si funksionon ky operacion? Sipas VKM-së së miratuar ditën e djeshme, ndërtuesit do t’i jepen dy mundësi për të këtë objekt. Mundësia e parë është që investitori ta blejë pallatin me çmim tregu ose t’ia dhurojë atë shtetit. Në këto dy raste, investitori i shpëton ndjekjes penale dhe subjekti i legalizohet, por është i detyruar të paguajë një gjobë.
Nëse investitori vendos të blejë subjektin, paratë do të shkojnë për shpronësimet e familjeve që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe. Nëse ai vendos që t’ia dhurojë qeverisë subjektin, prona do përdoret për banesa sociale ose për të strehuar banorët e Unazës së Madhe.
Në të kundërt, nëse investitori nuk pranon asnjërën nga dy mundësitë e parashikuar në VKM, subjekti do t’i konfiskohet nga shteti dhe më pas do të fillojë ndjekja penale e investitorit. Edhe në këtë rast nuk i shpëton gjobës. Qeveria do të ulet në bisedime me investitorin dhe pritet të dalin me një vendim. Zbatimi nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina.
Jooo,ti s'blihesh me kate pallatesh e metra katrore,ti blihesh me //investime strategjike//!!!
PërgjigjuUa nuk u blika ky. Harrove katet e Gim Cirakut eeee
PërgjigjuEdvin shkjau shqipfolës merr nga shqiptarët e jeni serborusve o tradhtar i pështirë!
PërgjigjuSke faj se e ke nrejt % tashi nuk je mo kryetar bashkie që merje ka 20% . Do me thasë tashi
PërgjigjuPergjesin me te madhe e ka polici qe eshte komprometuar nga sufllaqexhiu qe ka ndertuar pallatin.
PërgjigjuZanafilla e ketij lloj krimi eshte inspektorjati i ndertimit keta duhen goditur.
PërgjigjuSufllaqe për të tërë. Një dorë sufllaxhou është që shkruan të gjitha.
PërgjigjuEshte sufllaqexhiu i turnit te dyte. Eshte i fresket.
Bravo zoti rama qe nuk genjeheni me kate pallatesh
PërgjigjuGje e mire qe e kemi zotin rama te pakorruptueshem e nuk genjeget kq kollaj si ca e ca
PërgjigjuDhe ata qe mbyllen syte te perballen me ligjin njelloj me ata qe bene ndertimet
PërgjigjuShume mire do beni. Te perndiqni dhe te denoni dhe ata qe bene sikur nuk i pane fare keto ndertime
PërgjigjuPolicet qe nuk bejn si duhet detyren te hiqen sa me par
Përgjigju@kapedani Kujt i përgjigjesh?! Është komentues nga Bangladeshi
Ndertimet pa leje jane klasifikuar krime nga legjistacioni penal , ata policat dhe inspektoret ndertimor duhet te shkojn ne burg, per moskallzim krimi dhe shperdorim detyre dhe jo te hiqen . se kur hiqen emerohen si shperblim diku tjeter. Mjer ata qe vajten per nje gardh ne burg. Ligji zbatohet kur do dhe si do kryeministri. Ketu te shpeton vetem gomonia per Angli
Policet qe jan jan per te zbatuar ligjin jo per tu mar lek njerzve per interesat e vet
PërgjigjuHajde sufllaqe te shijshme ktu, me pule, me gic e me vic. Hajde sufllaqe se mbaruan. Paguan qeveria
Përgjigjupo ne koh te sales ku ishte shteti o plera
Përgjigjupo mir e ka pse ku ta di rama nese mbikqyresit iane te korruptuar
PërgjigjuBravo Edi,mos ki mëshire per as kend puno per popullin,punonjësit e policisë te zonave marrin para e nuk zbatojnë ligjin
PërgjigjuOre shteti ktu ka qen dhe ktu esht me i forte se kurre
PërgjigjuJan gjera qe shpetojne por te pakten po reagohet sic duhet
Përgjigjusi shume shpetojne, ne mes te tiranes i ke o land
Ore kta gjith kohes vec pytje akuza e balt tu hedh mbi qeverin …si sfolen iher mbi punet e mira mbi transformimin pozit te vendit
Përgjigjujoooo nuk quhen ndonjegje e mire,zakonisht numerohen vetem te keqijat…eshte ne pergjithesi e trishte,jo se flasin keq per qeverine se qeveria vl sot jane neser nuk jan por ketu tek ne flitet keq per vellai vellain e motra motren jo me per qeverine.Keshtuqe keto njerez e kane ne terezi,e vetmja gje qe dine te bejne eshte llafollogji dhe thashethem. Edhe ne jnternet sikur jane ne kafe per te vrare kohen. Nuk e kuptoj pse indinjohen njerezit se nje personi te caktuar qe mund te jete i paster por dhe i piste nga morali,i sekuestrohet gjeja pa leje apo kunderligjore edhe e vuan gjithe shqiperia sikur ngelen pa buke prej sekuestros se tij. eshte e cuditshme,paradoks i modh
N koh t saliut ndertonin e vidhnin plot njerzit e mbrapa smerreshin me inspektine… ndersa qeveria e tashme po inspekton dhe eshte prane se ligjshmes
PërgjigjuTe gjithe ata qe nuk e kane zbatuar ligjin te denohen . Rama shume mire e ben punen e vet
PërgjigjuSdo kete tolerime te gjithe duhet te marrin per baz vendimet e qeverise
PërgjigjuShtet ka pasur por per faj te disa te korruptuarve eshte bere kjo gje dhe Rama ska asnje faj
PërgjigjuTani do e shikojn te gjithe me kto vendimet e reja
Përgjigju