TIRANË- Një ditë pas publikimit të videos në rrjetet sociale teksa digjte flamurin shqiptar, Report TV mëson se minoritari grek Manol Vito është marrë në hetim nga Anti Terrori. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Manol Vito është shpallur në kërkim dhe ka dyshime që Manol Vito është larguar ilegalisht në Greqi.
"Më datë 16.06.2020 u referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë për shtetasin Manol Vito, me arsim 12 klase sepse në vendin e quajtur "Plazhi i ri" Sarandë më datë 15.06.2020 ka djegur flamurin shqiptar të cilin e kishte marrë në godinën e shoqatës "Omonia" Sarandë. Veprat Penale "Nxitje e urrejtjes ose grindjeve" dhe "Poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj. Punohet për gjetjen dhe shoqërimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve", shkruhet në dokumentin që Report Tv disponon.
Videoja u publikua ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku Vito njërin prej flamujve e ka djegur pranë bulevardit “Hasan Tahsini” dhe tjetrin në parkun miqësia në qendër të Sarandës. Videon e djegies së flamurit ai e shoqëronte me të tjera provokime të forta. "Këtë flamur e mora nga zyrat e OMONIA-s sepse nuk meriton që të qëndrojë atje dhe po e djeg. Këtu jemi në Sarandë, jemi në Vorio Epir dhe kam gjetur këtë leckë dhe shikoni sesi po digjet, ku janë patriotët dhe nacionalistët shqiptarë?" thotë ai.
Provokimi i minoritarit grek vjen pak ditë pasi Lëvizja patriotike "Djemtë e Labërisë" dogjën flamurin e Vorio-Epirit në varrezat e Këlcyrës, ku prehen eshtrat e 21 ushtarëve grekë të vrarë në luftës Italo- Greke. Këta të fundit zhvilluan protesta ditën e djeshme para Konsullatës Greke në Gjirokastër, për largimin e konsullit grek Lambros Kakizis, protestë e mbyll me gjobë 5 mln lekë për organizatorët.
Kjo eshte rraca pederaste greke krijojne percarje dhe pastaj ja fusin vrapit per ne Greqistan.
PërgjigjuAi djeg flamurin,ne duhet ti djegim shtëpinë...
PërgjigjuEshte pikerisht ajo qe ata duan. Te biem pre e provokimeve te tyre.