Nuk ja vlen ta lexoni dhe mos harxhoni asnjë minutë nga jeta juaj, sepse mjafton kopertina për të bërë dallimin mes fitores dhe humbjes:
- në 2005 programi u printua dhe u botua në 100.000 kopje, në 2021 ca pika nga interneti
- në 2005 programi u punua 2 vjet nga 200 ekspert, në 2021 u kopjua me copy paste nga kompjuterat e çadrës 2017
- në 2005 slogani ishte “Me duar të pastra”, në 2021 slogani është “Opozita me gjithë qelbësirat LSI, PBDNJ etj etj
- në 2005 garuan me listë personalitetesh në sistem mazhoritar dhe listat u shpallën 6 muaj para,
2021 ende nuk dihet lista e deputetëve
- në 2005 ngritën Komitetin e Orientimit Politikave KOP me 100 ekspertet me te mire ne vend, në 2021 ende nuk është deklaruar asnjë prurje e re brenda PD,
- në 2005 listat e deputetëve ishin 50% me te larguarit dhe kritikët duke rikthyer dhe rithemeluar PD nga e para, në 2021 janë krijuar 7 mini PD nga të larguarit dhe në lista nuk gjen asnjë kritik të kryetarit.
- në 2005 Berisha në çdo gabim kishte një ekip elitar dhe performonte në grup, në 2021 shikojmë çdo ditë vetëm Lulzim Bashēn si vetmitar pas asnjë bashkëpunëtor duke vizituar tregun çam, tregun e veshmbathjeve, tregun e zarzavateve...
- në 2005 këshilltarët amerikan kryesonin fushatën e opozitës, në 2021 financimet ruse për opozitën janë objekt i tre prokurorive: Shqipëri, Amerike, Skoci
- në 2005 në programin e PD u premtua zbulimi thesarit të vjedhur të Krrabës, në 2021 PD është në koalicion me floririn.
- në 2005 Berisha nuk ishte aleat apo pazarxhi me Nanon, madje e kish futur 5 vjet ne burg kundërshtarin e tij, në 2021 Basha është djaloshi më i preferuar i Ramës. Basha dhe Rama kanë një dashuri politike dhe afere biznesi të dukshme.
E që ta mbyll pa ju lodhur. Ekipi fitues i 2005 sot kandidon i gjithi kundër PD ose janë hedhur rrugëve nga kryetari i ri.
Programi i 2021 është: “Koha për vetizolim dhe largim” Lulzim Bashes nuk i duhet strategjia e Berishës së 2005 për dy arsye:
1- Po përgatitet për humbje dhe nuk i duhen rival që në 26 Prill të kërkojnë largimin e tij dhe zëvendësimin
2- Nuk ka aq këllqe sa Berisha që ti menaxhoj profilet e larta dhe emrat me personalitet. Çdo figurë e fort politike, është më karizmatikë se Lulzim Basha
Programi i Lulzim Bashës ka afekt 3 orë, vetëm për të mbuluar lajmet e ditës. Mbajeni mend. Ai s’do harxhoj lek as për ta printuar.