Deputeti i PS-së, Erion Braçe

Politikë

‘Ku shkojnë paratë e shqiptarëve’, Braçe: 900 mln dollarë paga për administratën, të panevojshme, nuk japin shërbimin e duhur për qytetarët

19 Nëntor 2021, 18:17| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 18:21

  • Share

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, një ndër kritikët e vetë partisë në të cilën ai bën pjesë ka ngritur sërish një tjetër shqetësim. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Braçe shkruan se për vitin 2022 është parashikuar që 900 milionë dollarë të shkojnë për pagat në sektorin publik dhe administratën e shtetit.

Braçe thotë se kjo shumë është e pajustifikueshme, pasi sipas tij, administrata nuk është në shërbim të plotë për qytetarët shqiptarë, pasi i vonon e i poshtëron ata. Për Braçen që të justifikohen të gjithë këto para duhet që administrata të kthehet funksionale.

“Ku venë paratë e shqiptarëve, 900 milionë USD rroga për sektorin publik dhe administratën e shtetit!

Dëgjoni vazhdimisht “rrisni rrogat, rrisni rrogat në shtet”, po shihni se sa shumë paguajmë për rrogat, 900 milion dollarë vitin tjetër! Janë shumë para, por a janë efektive? Unë mendoj që jo dhe ja përse:

▪️Rroga do paguajmë 900 milion USD vitin tjetër, 68.196 lekë është sot rroga mesatare në sektorin publik, në administrate është edhe më e lartë!

Por unë mendoj që nuk janë efektive kur administrata nuk shërben, nuk e ndjen as në mendje e as në zemër shërbimin, nuk e ka qëllim shërbimin, rezultatet, rritjen përmes tyre, se është kështu nuk bën punën e nuk bën shërbimin, madje madje harxhon muaj të tërë përshembull edhe për të “bërë letrat” për të marrë paratë e ndihmës për rindërtimin nga Italia bujare. Qytetarët i vonon, i bezdis, i poshtëron derisa të dorëzohen e paguajnë përtej ligjit. Paratë janë, tani na duhet administrata funksionale për të justifikuar paratë”, shkruan Braçe.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?