Kronikë

VIDEO/ 'Ku s’hyn gjoba, hyn karrotreci!' Në 1 javë, 38 makina të bllokuara në Tiranë (Parkime 'dysh' dhe në stacione)

28 Maj, 15:56| Përditesimi: 28 Maj, 20:36

  • Share

Ky “Audi A6”, i parkuar gabim në një prej rrugëve të kryeqytet, po transportohet me karrotrec pranë Komisariatit të Policisë Rrugore.

Pronari bllokoi qarkullimin normal të mjeteve, duke sjellë për pasojë radhë të gjata trafiku. Si kjo makinë, vetëm në javën e fundit, të njëjtin fat në Tiranë pësuan disa dhjetëra të tjera.

“Kemi pasur gjatë javës së fundit 38 mjete të cilat i kemi dërguar në pikën e bllokimit në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe vazhdojmë akoma çdo ditë për lirimin dhe sigurimin për një qytet sa më komfort dhe të sigurt”, thotë  nënkomisar Ardi Selaj , Policia Rrugore Tiranë.

Policia Rrugore risjell në vëmendje nevojën për lirimin e hapësirave, ku problemet hasen më shpesh. Vetëm me një gjobë parkimi fenomeni nuk po zbutet, ndaj kërkohet më tepër “presion” ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.

“Më shumë vëmendja është në stacione autobusi. Parkimet për dysh është një problematikë e rëndomtë në Tiranë, të cilat dhe jemi munduar të marrim masat konform ligjit dhe ndëshkimin e këtyre drejtuesve të mjetit të cilat janë kryesisht  me mjete luksoze”, thotë Selaj.

Por, cilat zona policia i konsideron më problematike dhe ka vëmendjen më të madhe?

“Ish-Blloku, Komuna e Parisit, komplet pjesa nga Stacioni i Trenit deri tek sheshi “Nënë Tereza” dhe daljet nga Unaza e Madhe e Tiranës.”, thotë  Ardi Selaj - Nënkomisar, Policia Rrugore Tiranë.

Në rastet e gjobitjes dhe kur bllokimi është i pajustifikuar, karroatreci është i pashmangshëm.

“Në raste ekstremi që ka bllokuar rrugën, nuk ka asnjë lloj afati, direkt njoftohet karroatreci dhe merret në mënyrë urgjente. Mjete të cilat janë për dysh dhe janë me bllokazh të ndezura që polici vendos masën administrative dhe përsëri e konstaton atë mjet, njoftohet mjeti ngritës dhe spostohet.”, shprehet Ardi Selaj.

Në këto raste, kostoja është e lartë, pasi vetëm karroatreci kushton 7 mijë lekë.

“3000 lekë gjoba. Drejtuesi i mjetit paraqitet për të tërhequr automjetin dhe bëhet dhe pjesa e pagesës, tarifa të mjetit ngritës. Çdo ditë i vazhdon kamata me një vlerë 500 lekë të reja deri me një afat prej 90 ditësh. Mbas 90 ditëve automjeti kalon në favor të shtetit.”, thekson nënkomisari.

Kryeqyteti, për shkak të shtimit të madh të automjeteve në vitet e fundit është i mbingarkuar nga trafiku. Parkimi vend e pa vend i të papërgjegjshmëve vetëm e komplikon situatën.

G.M./S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 28/05/2025 21:22

    E keqja është se kjo punë bëhet me fushata,parkimet e gabuara dhe ato paralele sjellin trafik të rënduar prandaj vetëm karotreci e rregullon këtë,problematik janë të "fortët"me makina luksoze prandaj policia nuk duhet të punoi me fushata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?