1. "Harabel" rikthen Blenard Azizajn në skenën e "Operas". Koreografi sjell në kuadër të Festivait Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor baletin e tij "The great Migration", këtë të hënë e të martë, në orën 19.00.
2.Ekspozita "Mythodea", me veprat e fundit të skulptorit të ndjerë Arben Bajo do të vijojë të presë vizitorët në galerinë "FAB", deri në 12 nëntor.
3.Vazhdon e hapur deri në 25 nëntor, ekspozita e mbajtur në Galerinë e Artit Tiranë, në kuadër të edicionit të parë të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës, me artistë nga e gjithë bota.
4. Shkrimtari Odise Kote promovon romanin e tij më të ri "Amerikani", këtë të hënë në orën 12.00 në Galerinë "Art-Saranda".
5.Ekspozita fotografike e Alfred Diebold "Mbetjet e paranojës", me imazhet e shumë prej objekteve ushtarake të ndërtuara në komunizëm, pret vizitorën në COD, deri në 5 nëntor.
6.Në sallën Unesco të Muzeut Historik, shkrimtari Liridon Mulaj, do të promovojë këtë të hënë në orën 17.00 romanin e ri "Provinca".
7.Në Galerinë Zeta në Tiranë vijon e hapur deri në 4 nëntor ekspozita e austriakut Jacob Lechner. Piktura, vizatime, skulptura dhe video, veprat janë realizuar nga artisti, në Itali, Austri e Shqipëri.
8.Komedia "Madhështia e marrëzisë", pjesë e Fondit të Teatrit për të Rinj, me regji të Ajlin Petrelës, do të vijojë sot e në datë 1 dhe 2 nëntor në Teatrin e Korçës, duke risjellë në kohë sagën e don kishoteske.
9. Aktore, autore, mjeke, Anisa Markarian, promovon këtë të hënë në orën 10.30 librin e saj të ri "Shtëpia te Selvia", në Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë.
10.Do të qëndrojë e hapur deri në 5 nëntor në Galerinë e Artit në Shkodër, ekspozita fotografike "Albania in betëeen". Fotografi zviceran Hans Peter Jost sjell zhvillimin e Shqipërisë nga '90-ta deri më sot.