Bota

'Kuajt e egër të detit', Mbi 100 delfinë dhurojnë spektakël (VIDEO)

17 Korrik 2019, 09:53| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 10:08

  • Share

Në Dana Point të Kalifornisë, në ujërat e oqeanit ka ndodhur një mrekulli. Turistët kanë mundur të filmojnë një moment magjik ku mbi 100 delfinë ishin në garë me njëri-tjetrin.

‘Ata dukeshin super të lumtur, energjia e tyre ndjehet dhe në pamjet e filmuara’ kanë treguar turistët.

‘Kuajt e egër të detit’ ka shkruar autori që ka xhiruar videon ku duken grumbulli i delfinëve duke marshuar në brigjet e Laguna Beach. Një mrekulli e natyrës që kurrë nuk zhgënjen. Krah kësaj pamje vjen dhe një thirrje për të mbajtur të pastër oqeanin, larg përdorimit të plastikës dhe ndotjeve të tjera.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?