Kualifikimi historik, Tbilisi 'pa gjumë' nga festa e tifozëve! Adoleshenti bën akrobacinë e çmendur për Ronaldon (VIDEO)

27 Qershor, 14:53| Përditesimi: 27 Qershor, 16:31

  • Share

Kualifimi për herë të parë në 1/8 në pjesmarrjen e parë në Evropian ka bërë që kryeqyteti i Gjeorgjisë, Tbilisi, të shpërthejë në festë. Fitorja 2-0 kundër Portugalisë, që i siguroi kësaj kombëtareje pjesmarrjen në fazën tjetër, solli dyndje njerëzish në rrugët kryesore të kryqytetit.

Bori makinash dëgjoheshin për shumë orë me rradhë, ndërsa njerëzit mbanin flamunjt e Gjeorgjisë në duar. Skena të ngjashme me Tiranën në kohën kur kombëtarja siguroi kualifikimin për në Evropianin e Gjermanisë.

Një skenë e pazakontë ndodhi në përfundim të ndeshjes Gjeorgji-Portugali. Një tifoz adoleshent, teksa pa Ronaldon i cili po shkonte drejt dhomave të zhveshjes, u hodh nga tribuna me qëllim për të takuar portugezin. Mirëpo punonjësi i sigurisë që po shoqëronte Ronaldon reagoi në kohë rekord dhe me trup shmangu kontaktin. Deri më sot kishim parë mënyra nga më të ndryshmet nga tifozët për të takuar futbollistët, por kurrë një si kjo.

Te Sllovakia festa për kualifikimin në 1/8 nuk u ndal vetëm në fushën e blertë. Lojtarët festuan gjatë edhe në dhomat e zhveshjes.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?