Massimilliano Allegri

'Kualifikimin e vendosin ata sipër', Allegri: Mungesë totale respekti

23 Maj 2023, 11:49| Përditesimi: 23 Maj 2023, 11:50

  • Share

Juventusi mësoi dje se Gjykata e Apelit pranë Federatës italiane të futbollit e dënoi me heqjen e 10 pikëve për fitimet kapitale dhe çështjen "Prisma". Vetëm 20 minuta para ndeshjes me Empolin, bardhezinjtë u shokuan duke kaluar nga vendi i dytë në të shtatin, teksa u mundën edhe nga Empoli me rezultatin 4-1. Pas ndeshjes, trajneri i Juves, Massimilliano Allegri u shpreh se janë "ata lart" që vendosin për kualifikimin.

“Ata sipër vendosin se në çfarë vendi do të renditet Juventusi, kjo është e gjithë historia. Por, në këtë pikë është e tepruar, ka një mungesë të theksuar respekti për njerëzit që punojnë çdo ditë për klubin", tha Allegri për dënimin.

Më pas trajneri i "Zonjës" tregoi se në fushë ekipi i tij ka fituar 69 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë në renditje.

“Ky është një sezon jonormal për ne. Lojtarët kanë dhënë gjithçka këtë sezon. Normalisht, ishte një situatë e çuditshme që dënimi erdhi dhjetë minuta para ndeshjes. Për momentin gjithçka që mund të bëjmë është të mbyllim gojën dhe të pranojmë humbjen. Para ndeshjes fituam 69 pikë dhe ishim të dytët në tabelë, le të jetë e qartë. Nuk mund t’i fajësoj lojtarët sepse nuk është një situatë e lehtë. As ditët në vijim nuk do të jenë të lehta sepse ne ramë nga Europa League dhe më pas morëm lajmin për largimin e dhjetë pikëve pak minuta para ndeshjes dhe për tre muaj po na hiqen pikët dhe po na kthehen", tha Allegri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 23/05/2023 11:52

    FUORI DALLE PALLE LADRONI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?