Festa e kroatëve

Kualifikohen në finale, Daliç tregohet modest- Modriç e Rakitiç thumbojnë anglezët

12 Korrik 2018, 10:37| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 10:47

  • Share

Kroacia në finalen e Kupës së Botës për herë të parë në histori dhe në përfundim të gjysmëfinales me Anglinë emocionet e protagonistëve kanë qënë të mëdha. Në opinionin e parë pas kualifikimit Zlatko Dalic trajneri i ballkanasve sqaron se nuk është merita e tij por e futbollistëve:

 Nuk është merita ime por e futbollistëve ata e meritojnë, luajtëm me zemër dhe të gjithë na mbështetën. Nuk jemi ndalur kurrë dhe nuk kemi ndërmend të ndalemi as të dielën. Lojtarët ishin edhe të lodhur dhe unë doja të bëja zëvendësime por asnjë lojtar nuk pranonte.

Daliç, trajner i Kroacisë

Lojtari i ndeshjes u shpall interisti Ivan Perisiç autor i një goli spektakolar që solli barazimin dhe i pasimit tek goli i fitores. Numri 4 i ballkanasve ka deklaruar pas arritjes në finale se kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë.

Ka qënë një ndeshje shumë e vështirë pasi të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është një ndeshje gjysmëfinale për një vend të vogël si Kroacia. E nisëm keq por treguam karakter ashtu siç bëmë edhe në dy ndeshjet e kaluara.

Perisiç, lojtar kroat

Ndërsa autori i golit të fitores, Mario Mandzukiç është shprehur se kjo nuk është një mrekulli pasi ata kishin punuar shumë për t'ja dalë:

Është e pabesueshme dhe nuk mendoj se jemi ende të ndërgjegjshëm për atë që sapo ndodhi. Nuk është një mrekulli por realizuam diçka që vetëm lojtarët e mëdhenj mund ta bëjnë. Kemi luajtur me zemër dhe me mbështetjen e të gjithëve.

Mario Mandzukiç, autori i golit të fitores.

Ndërsa mesfushorët Modric e Rakitic kanë thumbuar “Tre luanët” duke thënë se futbollistët e Southgate i nënvlerësuan dhe e kujtuan veten në finale më shpejt se ç'duhet.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?