Makina e Oscar Piastrit

Sport

Kualifikueset e Bahrein, 'pole-position' për Piastrin e McLaren! Hamilton niset nga vendi i 9

12 Prill, 19:51| Përditesimi: 12 Prill, 19:54

  • Share

Oscar Piastri i McLaren do të niset i pari në çmimin e madh të Bahreinit në Formula 1. 24-vjeçari austrialin rregjistroi kohën më të shpejtë në pistë, duke e ndalur kronometrin në 1 minutë, 29 sekonda dhe 841 të qintat.

Fundi i provave zyrtare ishte mjaft dramatik, me kryesuesin që ndryshonte në çdo moment. Në vendin e dytë u rendit George Russell me Mercedes, i cili do ta nisë garën nga vija e pare bashkë me Piastrin. Mirë edhe Ferrari, që u klasifikua në vendin e tretë me Charles Leclerc, ndërsa në vendin e katërt u rendit makina tjetër Mercedes e Kimi Antonelli-t.

Në garën e 4 sezonale nga 3 vendet e para do të nisen tri makina të ndryshme, ndërsa Pierre Gasly rregjistroi kohën e 5 më të shpejtë. Surpriza e këtij sezoni deri më tani, lando Norris do të jetë i 6, ndërsa fituesi i garës së fundit Max Verstappen i Red Bull në vendin e 7. Sërish larg kryesuesve mbetet Leëis Hamilton, i cili në këtë fillim sezoni po vuan me Ferrarin dhe nisjen në Bahrein do ta ketë nga vendi i 9.

Gara për Çmimin e Madh të dielën do të nisë në orën 17:00.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?