Kualifikueset e Botërorit/ Franca ngec me Ukrainën, Turqia mund Holandën, fitojnë Portugalia e Belgjika

25 Mars 2021, 11:27| Përditesimi: 25 Mars 2021, 13:13

  • Share

Surprizë në Paris. Franca kampione e botës në fuqi e nis me vetëm një barazim mbrojtjen e titullit kampion. “Gjelat” nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1-1 me Ukrainën në ndeshjen e parë të grupit D kualifikues për Kupën e Botës. Griezmann shënoi një supergol por ukrainasit barazuan në pjesën e dytë falë një autogoli të Kimpembe.

 Në grupin A Portugalisë i ka mjaftuar një autogol për të mundur Azerbajxhanin e De Biasit. Në ndeshjen e zhvilluar në Torino luzitanët morën pikët maksimale me shumë pak sforco pasi fituan 1-0. Në ndeshjen tjetër të grupit Serbia mundi Irlandën.

Belgjika përmbysi Uellsin duke e fituar ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit në grupin E. Uellsi kaloi i pari në avantazh por belgët më pas “shpërthyen” duke shënuar tre gola me autorë De Bruyne, Thorgan Hazard e Lukaku me penallti. Çekia luajti tenis me Estoninë në ndeshjen tjetër të grupit duke fituar 6-2.

Surprizën e madhe në ditën e parë të fushatës kualifikuese e bëri Turqia që mundi 4-2 në Stamboll Holandën. Njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi veteran Burak Yilmaz që shënoi tre gola ndërsa një tjetër e shtoi Calhanoglu. Për tulipanët golat e Klaaseen dhe de Jong nuk mjaftuan. Holanda i nis me humbje kualifikueset./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?