Sport

Kualifikueset e botërorit, ngec Italia dhe humbet Spanja! Nuk gabojnë Gjermania, Anglia dhe Belgjika

3 Shtator 2021, 09:39| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 10:26

  • Share

Italia kampione e Europës “ngec” në ndeshjen e parë pas triumfit. Të kaltërit nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bullgarisë në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022. Federico Chiesa shënoi një gol të bukur në minutën e 16-të por bullgarët barazuan në fundin e pjesës së parë me Iliev. Italia arrin rekordin e pathyeshmërisë me 35 ndeshje pa humbje dhe kryeson grupin C me 10 pikë.

Në grupin B atë të Kosovës spikat humbja e Spanjës ndaj Suedisë në shifrat 2-1. Iberikët marrin avantazhin me Carlos Soler por Suedia fillimisht barzoi me Isaak dhe golin e fitores e shënoi Claeson. Skandinavët marrin edhe kreun e grupit B me 9 pikë e Spanja zbret e dyta me 7 pikë.

Në grupin I atë të Shqipërisë Anglia nuk gabon asnjë ndeshje. “Tre luanët” vuajtën disi por më pas fituan thellë në Budapest ndaj Hungarisë me rezultatin 4-0.Sterling , Kane ,Maguire dhe Rice ishin autorët e golave. Anglia kryeson me 12 pikë të plota pas katër ndeshjesh.

Belgjika fiton me goleadë në transfertë ndaj Estonisë 5-2. Dy gola i shënoi Lukaku ndërsa belgët e kryesojnë grupin E të kualifikueseve të Botërorit me 10 pikë.

Ndërsa Gjermania e Hansi Flick e nisi pa shumë bujë. Gjermanët e mposhtën vetëm 2-0 në transfertë Lihtenshtejnin me nga një gol për çdo pjesë me Verner e Sane. Por surpriza e madhe është Armenia që e kryeson grupin J me 10 pikë e Gjermania ka një më pak pas 4 ndeshjeve të para kualifikuese./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tjetri: 03/09/2021 13:00

    Po per Kosoven qe fitoj me Georgjin nuk ke ndonje fjale?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?