Shqipëria U-17 fitoi sot 1-3 me moshatarët e Suedisë. Sfida e sotme ishte e vlefshme për kualifkueset e Europianit 2023 (grupi 7) për këtë moshë, me duelin që u zhvillua në Kroaci, aty ku do luhet të gjitha përballjet. Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku u imponua ndaj nordikëve, duke shënuar tre gola dhe përmbysur rezultatin.
Të parët në avantazh kaluan suedezët me Smajiç në minutën e 14-të. Do duhej e 29 minutë kur Vranici të barazonte ndeshjen. Në të 73 minutë asisti i Duros u shfrytëzua nga Kashari për 1-2. Tri pikët do i "vuloste" Vranici me dopietë në minutën e 81.
Në grup me Suedinë, Uellsin dhe Kroacinë, kuqezinjtë e vegjël mbajnë vendin e parë me pikë të barabarta me Uellsin. Ndeshjet e radhës për Shqipërinë janë në 23 tetor kundër Kroacisë dhe në 26 nëntor kundër Uellsit.