Foto ilustruese

Sport

Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri

21 Janar, 20:21| Përditesimi: 21 Janar, 20:34

  • Share

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley” (Londër) për ndeshjen e parë kualifikuese Angli - Shqipëri janë shitur.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.

Ndeshja Angli - Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Biletat dolën në shitje vetëm paraditjen e kësaj të martë dhe në pak orë "avulluan". Të gjitha u shitën online. Biletat ishin të ndara në tre kategori dhe çmimet ndryshonin sipas vendndodhjes në stadium.

Tifozët shqiptarë do vendosen në sektorët 126, 127, 128, 129, 130, 131 dhe 132.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?